Carlo Ancelotti thotë se do të ishte mirë që Messi të rikthehej në La Liga, pavarësisht kërcënimit që rikthimi i tij te Barcelona do të përbënte për Real Madridin.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë raportohet se po synon të rikthehet në Camp Nou pasi kontrata e tij të përfundojë me gjigantët e Ligue 1, Paris Saint-Germain.
“Messi mund të bëjë çfarë të dojë dhe Barcelona gjithashtu. Nuk është një çështje e imja kjo. Më pëlqen ai si lojtar. Për futbollin spanjoll mund të jetë mirë ta kesh atë. Por kjo është një çështje e Messit dhe Barcelonës”, tha Ancelotti.
Reali tashmë ka humbur hapin me Barçën këtë sezon në luftën për titull, me kampionët në fuqi të Spanjës që janë 11 pikë larg rivalëve të tyre.
Rikthimi i Messit te Barcelona vazhdon të jetë një temë e hapur, por kriza financiare e katalanasve është një pengesë e madhe për konkretizimin e këtij operacioni.