UBT News

Ancelotti lë Evertonin për Real Madridin

Carlo Ancelotti është larguar nga Evertoni për t’u bërë trajner i Real Madridit për herë të dytë. 61-vjeçari, i cili menaxhoi Real Madridin për dy vite (2013-2015), është larguar nga Evertoni pas 18 muajsh në krye të Goodison Park.

Ancelotti pason Zinedine Zidane në Real Madrid. Ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare me Realin dhe deklaroi se kjo ishte “një mundësi e papritur” për të./UBTNews

Exit mobile version