Real Madrid fitoi Kupën Interkontinentale, pasi mposhti në finale meksikanët e Panchuca, me rezultatin 3-0. Ky trofe ishte i rëndësishëm edhe për Carlo Ancelotti-n, pasi e bëri atë trajnerin më të suksesshëm në historinë e Real Madrid.
Italiani ka arritur tashmë të fitojë 15 trofe me klubin spanjoll, duke thyer çdo rekord të mëparshëm dhe duke vendosur emrin e tij në librin e artë të futbollit.
Ancelotti ka dëshmuar se është një mjeshtër në menaxhimin e skuadrave të mëdha dhe një strateg i shkëlqyer në ndeshje të rëndësishme.