Kontrata aktuale e mesfushorit Toni Kroos me Real Madridin do të skadojë në fund të këtij sezoni, respektivisht në muajin qershor të vitit 2023.
Reali dëshiron që t’ia vazhdojë qëndrimin Kroosit në “Santiago Bernabeu”, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje pasi që bisedimet me mesfushorin gjerman kanë ngecur.
Tani, rreth kësaj situate ka folur trajneri i kampionit evropian, Carlo Ancelotti i cili tha se është optimistë se Kroos do ta vazhdojë të ardhmen me Realin.
“Ai do të mendojë për atë gjë në janar ose në muajin shkurt. Personalisht, unë e ndjej se Toni do të vazhdojë këtu me Real Madridin”, tha Ancelotti.
“Është vendimi i tij, mbetet të shihet. Ai do të mendojë për të dhe më pas do të njoftojë për planet e tij”, shtoi më tej trajneri i Realit.
Që prej transferimit nga Bayern Munichu te Real Madridi, Toni Kroos ka arritur të bëjë 378 paraqitje për gjigantin spanjoll, duke regjistruar 25 gola dhe 86 asistime mbi emrin e tij.