Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për lëndimin e sulmuesit Karim Benzema, pasiqë ky i fundit shihej duke çaluar, pasi shënoi golin e tij të dytë në fitoren 3:0 kundër Mallorcas.
Benzema shënoi dy gola brenda pesë minutave kundër Mallorcas, ndërkaq te goli i tretë u pa duke çaluar përgjatë festimit të golit.
Menjëherë pas kësaj, në minutën e 85’ Benzema u largua duke treguar që ka një problem me kofshën e tij, kështu duke e detyruar Reakin të mbyllte ndeshjen me 10 lojtarë, pasi ata kishin përdorur pesë zëvendësimet e lejuara.
Me dy golat mbrëmë, Benzema tani gjendet në kuotën e 22 golave në 25 paraqitje të La Ligas, dhe pavarësisht se Ancelotti tha se mbetet të shihet për lëndimin e yllit francez, trajneri italian nuk pret që ky lëndim të jetë serioz.
“Duhet ta monitorojmë gjenden e tij gjatë ditëve në vazhdim, gjërat nuk duken shumë serioze. Benzema nuk u ndje mirë pas një kërcimi, duhet të presim deri të mërkurën për më shumë detaje”, tha Benzema.
Gjigandi spanjoll Real Madridi tani qëndron 10 pikë larg vendit të dytë Sevilla, por testi i tyre i radhës do të jetë kundër rivalit të përbetuar, dhe gjigandit katalunas Barcelona.