Ylli francez Karim Benzema ka pranuar sot një kompliment tejet të mirë, ku trajneri Carlo Ancelotti tha që sulmuesi i Real Madridit i kujton atij legjendën Marco van Basten.
Trajneri i Real Madridit, Ancelotti, gjatë një konference për media tha që pret që Benzema të vazhdojë të jetë numri një i gjigantit të La Ligas, edhe nëse klubi e transferon Kylian Mbappe dhe Erling Haaland para sezonit të ardhshëm.
Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë dy nga lojtarët më të Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë dy nga lojtarët më të kërkuar momentalisht në Evropë, dhe nuk mund të përjashtohet mundësia që të dy të përfundojnë në “Santiago Bernabeu”.
Kur u pyet se si mund të ndryshojë kjo gjë pozitën e Benzemas, Ancelotti tregoi që kjo gjë nuk do të ndikojë aspak në situatën e yllit francez.
“Duke e konsideruar moshën e Benzemas, dhe duke e konsideruar faktin që gjatë viteve të fundit ai vetëm bëhet më i mirë, nuk mendoj që kjo situatë do të ndryshojë. E di që ai do të vazhdojë të jetë në këtë nivel dhe ai është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij klubi. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, por jam i sigurt që asgjë nuk do të ndryshojë për të”, tha Ancelotti.
Ndërkaq, Ancelotti shfrytëzoi rastin që të krahasoj Benzeman me ish-bashkëlojtarin e tij te Milani dhe legjendën holandeze Van Basten, karriera e të cilit kishte përfunduar shkaku i lëndimeve të shpeshta.
“Është e vështirë t’i bësh këto krahasime sepse ne jemi duke folur për gjenerata të ndryshme dhe për njerëz të ndryshëm. Unë mendoj që ta krahasosh atë me Van Basten është një krahasim i mirë. Mendoj që të dy do ta pëlqenin këtë krahasim”, tha Ancelotti.
Benzema ka shënuar 10 gola në katër ndeshjet e tij të fundit, duke çuar totalin e tij në 37 gola në 36 paraqitje, sezon ky fantastik nga sulmuesi 34 vjeçar.