Nga Paul LeBlanc
“Ne duam të dimë se si erdhëm deri te kjo, kështu që ne mund të përpiqemi dhe të parandalojmë që diçka e ngjashme të mos ndodhë në të ardhmen”.
Këto fjalë nga David Relman, një ekspert i sëmundjeve infektive dhe mikrobiolog në Universitetin e Stanfordit, pasqyrojnë bisedën kombëtare rreth origjinës së COVID-19 në vitin 2021.
A rrodhi nga laboratori? A ishte një transferim zoonotik? Diçka tjetër? Natyrisht, me kalimin e kohës edhe përgjigja do të jetë e qartë. Por tani, tri vjet qëkur nisi pandemia që ende po ndikon në jetën e përditshme, një vlerësim i Departamentit të Engjisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vetëm sa shtoi konfuzionin rreth asaj që ndodhi në të vërtetë në Wuhan, në fund të vitit 2019.
Departamenti ka vlerësuar se pandemia COVID-19 ka shumë gjasa të ketë dalë si pasojë e një rrjedhjeje laboratorike në Kinë, sipas një raporti të inteligjencës që u raportua për herë të parë nga Wall Street Journal, të dielën. Megjithatë, sipas dy burimeve, departamenti tha në raportin e inteligjencës se nuk beson se koronavirusi rrodhi aksidentalisht nga një laborator në Wuhan.
Agjencitë e inteligjencës mund të bëjnë vlerësime me nivel të ulët të besueshmërisë, të mesëm ose të lartë; dhe një vlerësim i ulët besueshmëri në përgjithësi do të thotë se informacioni i marrë nuk është mjaftueshëm i besueshëm ose është shumë i fragmentuar për të sjellë një gjykim më përfundimtar analitik ose se nuk ka informacion të mjaftueshëm në dispozicion për të nxjerrë një përfundim më të qëndrueshëm.
Këshilltari për siguri kombëtare, Jake Sullivan, e pranoi në “State of the Union” të CNN të dielën se komuniteti i inteligjencës është i ndarë për këtë çështje, si dhe tregoi se presidenti amerikan, Joe Biden, ka vënë në dispozicion njerëz për të arritur deri në fund të çështjes së origjinës.
Komuniteti i inteligjencës ka qenë i ndarë mbi këtë çështje për vite.
- Në vitin 2021, komuniteti i inteligjencës deklasifikoi një raport që tregon se katër agjenci në komunitetin e inteligjencës vlerësuan me besim të ulët se virusi mund të kalojë nga kafshët te njerëzit natyrshëm në natyrë.
- Një vlerësim me besim të mesëm tregoi se pandemia ishte si rezultat i një aksidenti laboratorik.
- Tre elementë të tjerë të komunitetit të inteligjencës nuk u bashkuan rreth asnjërit shpjegim pa informacion shtesë, thuhet në raportin e komunitetit.
Teoria e rrjedhjes laboratorike u mbështet më shumë
Në pjesën më të madhe të vitit 2020, mbështetësit e teorisë së rrjedhjes laboratorike po luftonin kundër pretendimeve se ata ishin ksenofobikë apo racist – pjesërisht falë retorikës antikineze që rrodhi nga ish-presidenti Donald Trump, i cili e përqafoi këtë teori.
Një hetim që u nis nga Departamenti i Shtetit nën qeverisjen e Trumpit, mbi atë nëse programi i armëve biologjike të Kinës mund të ketë pasur ndikim të madh në origjinën e pandemisë në Wuhan, u hodh poshtë në fazat e para të administratës së Bidenit.
Edhe një letër e ekspertëve të shëndetit publik, që u publikua në shkurt të vitit 2020, gjithashtu vuri theksin se origjina e virusit është nga natyra.
Por teoria e rrjedhjes së laboratorit ka fituar më shumë tërheqje me kalimin e kohës, veçanërisht pas raporteve se komuniteti i inteligjencës gjeti prova se studiuesit në Institutin e Virologjisë në Wuhan u sëmurën rëndë me një virus misterioz në nëntor 2019 – megjithëse nuk është e qartë nëse ata kontraktuan Covid-19 dhe asnjë provë tjetër nuk ka dalë për të vërtetuar atë raport.
Deri në korrik të vitit 2021, zyrtarë të lartë të administratës Biden që mbikëqyrën një rishikim të inteligjencës mbi origjinën besonin se teoria e rrjedhjes së virusit nga laboratori ishte të paktën po aq e besueshme sa mundësia që virusi të shfaqej natyrshëm në natyrë – një ndryshim dramatik nga një vit më parë, kur demokratët e minimizuan publikisht një ide e tillë.
“S’është përgjigje definitive”
Vlerësimi i fundit i inteligjencës iu dha Kongresit ndërsa republikanët në Capitol Hill kanë kërkuar hetime të mëtejshme mbi teorinë, si dhe akuzojnë administratën Biden për minimizimin e mundësisë së saj.
Kryetari i Dhomës për Punë të Jashtme, Michael McCaul tha të dielën se është “i kënaqur” që Departamenti i Energjisë “më në fund arriti të njëjtin përfundim që unë kisha arritur tashmë”. (Republikani i Teksasit kishte lëshuar një raport të vitit 2021 që arriti në përfundimin se provat treguan se pandemia kishte origjinën nga laboratori në Wuhan.
“Tani është koha që e gjithë administrata Biden t’i bashkohet Departamentit të Energjisë, Byrosë Federale të Hetimit dhe shumicës së amerikanëve duke përfunduar publikisht atë që na tha arsyeja e shëndoshë në fillim – pandemia COVID-19 filloi nga një rrjedhje laboratori në Wuhan të Kinës”, tha McCaul në një deklaratë.
Sullivan tha të dielën se Biden ka urdhëruar që laboratorët kombëtarë, të cilët janë pjesë e Departamentit të Energjisë, të analizoheshin.
“Tani për tani, nuk ka një përgjigje përfundimtare që ka dalë nga komuniteti i inteligjencës për këtë pyetje”, tha ai.
“Disa elementë të komunitetit të inteligjencës kanë arritur në përfundime nga njëra anë, disa nga ana tjetër. Një numër prej tyre kanë thënë se thjesht nuk kanë informacion të mjaftueshëm për të qenë të sigurt”, deklaroi ai tutje.
Pra, ku na lë kjo? Jo shumë larg nga ku nisëm.
Pandemitë e kaluara kanë dalë nga transmetimi natyror përmes kafshëve dhe shpesh duhen muaj ose vite për të zbuluar strehuesin nëpër të cilin kaloi virusi ndërsa u përshtat për të infektuar njerëzit.
Në disa raste, si në Ebola, burimi natyror origjinal nuk është identifikuar kurrë. Dhe kanë kaluar më shumë se 40 vjet që nga rastet e para të Ebolës./UBTNews/