UBT News

Ana De Armas pjesë e një filmi të ri aksion

Ana De Armas duket se nuk ka ndërmend të ndalet pas suksesit të “No Time To Die”.

Pas suksesit të saj në “Knives Out” dhe “Time To Die”, ylli është në bisedime për të portretizuar një grua të re vrasëse, e cila kërkon hakmarrje ndaj një grupi njerëzish që vranë familjen e saj.

Fansat gjithashtu presin të shohin vazhdimin e personazhit, duke bërë një paraqitje të shkurtër në ‘John Wick: Chapter 3 – Parabellum’ të vitit 2019, si një balerinë që po stërvitet të jetë vrasëse.

Ky nuk është projekti i vetëm që Ana de Armas ka rreshtuar, pasi ajo luan në “Deep Water”, së bashku me ish të dashurin e saj Ben Affleck, filmin e ardhshëm aksion “The Grey Man” dhe një film të ri biografik të Marilyn Monroe të titulluar “Bonde”.

Aktorja hollivudiane ka pasur një karrierë mjaft të suksesshme dhe duket se është vetëm fillimi, duke u kthyer në një nga yjet më të dashur për momentin./UBTNews/

Exit mobile version