Vjeshtën e kaluar u njoftua filmi i ri thriller i Ron Howard, “Origin of Species”. Tani, projekti ka siguruar një kast mbresëlënës. Bashkëngjitur me projektin janë të nominuarit për Oscar, Ana De Armas dhe Jude Law, fituesja e Oskarit Alicia Vikander dhe kandidati për Golden Globe, Daniel Brühl.
“Origin Of Species” drejtohet nga Imagine Entertainment. Filmi do të xhirohet në fund të vitit 2023 në Queensland, Australi.
Filmi, me skenar nga Noah Pink, bazohet në dy rrëfime të ndryshme të së njëjtës histori dhe është përshkruar si “një përrallë e errët komike e vrasjes dhe mbijetesës, e vendosur rreth një grupi personazhesh që braktisin qytetërimin për në Galapagos. Ata janë të gjithë në kërkim të përgjigjes për pyetjen që na mundon të gjithëve: cili është kuptimi i jetës?”./UBTNews/