UBT News

Amorim flet për të ardhmen, portugezi befason me deklaratën

Liverpool është në kërkim të trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm, teksa sipas mediave britanike thuhet se anglezët e kanë gjetur pasuesin e Jurgen Kloppit. Bëhet fjalë për Ruben Amorim, trajnerin e skuadrës portugeze, Sporting.

Trajneri 39-vjeçar po punon me skuadrën e Sportingut të Lisbonës, ku së fundmi vetë ai ka mohuar gjithçka rreth një kalimi të mundshëm në “Anfield”.

“Nuk kam asnjë marrëveshje. Nuk kam takuar askënd nga Liverpool, asgjë që është thënë për mua nuk është e vërtet. Unë jam trajneri i Sportingut dhe mendoj vetëm për skuadrën time. Kjo është hera e fundit që flas për të ardhmen time”, deklaroi Amorim.

Kjo deklaratë tanimë ka trazuar shumë gjëra, pasiqë në Angli ishin të bindur se Liverpooli dhe trajneri portugez kanë rënë dakord për një marrëveshje.

Amorim, si trajner i Sportingut aktualisht është pranë titullit kampion dhe deri më tani ka fituar një Superkupë të Portugalisë, dy Kupa të Ligës dhe një titull në sezonin 2020-2021. Kontrata e tij me Sportingun përfundon në verën e vitit 2026./UBTNews/

Exit mobile version