UBT News

Amir Rrahmani: Të gjitha ndeshjet e këtij grumbullimi janë të rëndësishme, përfshirë edhe me Shqipërinë

Mbrojtësi, njëherit kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani mori pjesë në konferencën për media, që Kombëtarja e Kosovës e mbajti para ndeshjes me Shqipërinë.

Rrahmani, ndeshjet e muajit nëntor i ka konsideruar të rëndësishme, pasi që skuadra dëshiron që të përmbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme kampanjën e Ligës së Kombeve, ani pse nuk eci si duhet.

“Besoj që të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, përfshirë edhe kjo me Shqipërinë, pasi që do të na ndihmojë të përgatitemi sa më mirë për kualifikueset e botërorit, sepse e dimë që do të kemi një short të vështirë, do të jemi ne vazot që do të na garantojnë kundërshtar më të fortë se ne, të paktën në ranglistën botërore”, është shprehur kapiteni Rrahmani.

Sipas Rrahmanit, ndeshja me Shqipërinë ka rëndësinë e vet, pasi që do të jetë një test shumë i mirë për të gjithë lojtarët e grumbulluar, si dhe ndihmesë për ta për tu përgatitur sa më mirë për kualifikimet e botërorit të vitit të ardhshëm./UBTNews

Exit mobile version