Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se ‘Dardanët’ kanë të ardhme, duke parë lojtarët që debutuan.
Kosova shënoi fitore 4-1 ndaj San Marinos në “Fadil Vokrri”.
“Çdo kundërshtar duhet respektuar, ne bëmë mirë edhe me ata të ri (lojtarët) që luajtën për tu mësuar për ndeshjet më të vështira që vijnë në të ardhme”.
“Lojtarët e rinj të Kosovës duhet të punojnë dhe të ngritin cilësinë, për këtë ju ndihmon edhe ekipi kombëtar. Urime për debutimin të gjithëve”.
“Kemi të ardhme, kemi lojtar të rinj, ne edhe jemi ekip i ri, kemi të ardhme të mirë”, ka thënë mbrojtësi i Napolit.
Miqësorja e radhës do të jetë me Maltën të premten, derisa më pas javën e ardhshme kundër Guineas më 8 qershor dhe kundër Gambisë më 11 qershor.