Grupi muzikor BTS është fituesi më i madh i ceremonisë së çmimeve American Music Award, 4 vite pas shfaqjes së tyre të parë. Banda muzikore koreano-jugore, e përbërë nga 7 anëtarë, mposhti këtë vit veteranen e çmimeve muzikore amerikane Taylor Swift, reperin Drake, këngëtaren e muzikës Pop Ariana Grande apo fenomenin e adoleshentëve The Wekend, të gjithë të nominuar për të rrëmbyer çmimin e artistit të vitit për 2021-shin.
Të adhuruar nga një armatë e tërë fansash, BTS arriti të sigurojë çmimin si grupi më i mirë pop, sikurse edhe çmimin për këngën më të mirë të vitit, me hitin veror “Butter”.
Grupi BTS u vlerësua po ashtu për muzikën energjike që përcjell. Mes fituesve u rendit edhe këngëtarja Taylor Swift që triumfoi në kategorinë e artistes më të mirë femër por edhe për albumin më të mirë “Evermore”.
Nominimet dhe më pas ndarja e çmimeve u vendos nga performanca e artistëve në klasifikimet amerikane si dhe shitjet e albumeve të tyre dhe fituesit u zgjodhën vetëm falë votës së fansave.