Amber Rose akuzoi partnerin e saj, Alexander “AE” Edwards, se e ka tradhtuar me së paku 12 femra.
37-vjeçarja publikoi disa shkrime në Instagram, duke thënë se është e lodhur “nga tradhtia dhe turpi”.
“Ju e dini se ai ishte në lidhje dhe e donit prapë. I pashë mesazhet e juaja. Të gjitha ishit të vetëdijshme, por nuk ma keni borxh besnikërinë, andaj”, shkroi ajo mes tjerash,
Ndonëse refuzoi t’ua publikonte emrat, ajo spjegoi se nuk e ka për qëllim “t’ua shkatërrojë jetën”, por vetëm t’u tregojë se lidhja e saj ka përfunduar për shkak të tradhtisë.
“Nuk mund të jem unë e vetmja që luftoj për familjen time. Isha shumë besnike dhe transparente, por s’ishte reciproke. Mungesa e besnikërisë dhe respektit është qesharake, dhe mori fund”, shkroi ajo.
Ajo nuk e përmendi Edwards në postimin e saj, por ajo ishte në lidhje me të për tri vjet.
Rose dhe Edwards janë bashkë që nga shtatori i vitit 2018 dhe kanë një djalë, Slash Electric. Rose ka edhe një djalë, Sebastian, me ish-bashkëshortin Wiz Khalifa.
Modelja ishte në lidhje edhe me 21 Savage dhe Kanye West./UBTNews