Amber Heard e ka dhënë intervistën e parë pas humbjes së rastit gjyqësor kundër ish-bashkëshortit të saj, Johnny Depp.
Në një intervistë për emisionin “Today”, Heard tha se ajo nuk e fajëson jurinë për përkrahjen ndaj Johnny Depp.
“Nuk i fajësoj ata. Në fakt, i kuptoj. Ai është personazh i dashur dhe njerëzit ndjehen sikruse e njohin. Ai është aktor i shkëlqyer”, deklaroi ajo.
Ajo foli edhe për komentet negative nga të cilat u vërshua në rrjetet sociale. Megjithatë beson se trajtimi ndaj saj ishte i drejtë.
“Nuk më intereson çfarë mendojnë njerëzit për mua apo çfarë paragjykime dëshirojnë t’i bëjnë rreth asaj çfarë ka ndodhur në martesën time apo në privatësinë e shtëpisë sime. Nuk besoj që njerëzit e thjeshtë duhet t’i dinë këto gjëra, prandaj edhe nuk i marr personalisht. Por, edhe jeni të sigurt se e meritoj gjithë këtë urrejtje dhe këto ofendime, dhe nëse mendoni se jam duke gënjyer, prapë nuk mendoj se mund të më shikoni në sy dhe të më thoni se përfaqësimi që më është bërë online ka qenë i drejtë. Nuk besoj që mund të më thoni se i gjithë procesi gjyqësor ka qenë i drejtë”, deklaroi ajo mes tjerash./UBTNews/