UBT News

Amber Heard në “listën e zezë” të Hollywoodit

Pas përfundimit të gjyqit mes Johnny Depp dhe Amber Heard, ka komente dhe thashetheme të ndryshme që qarkullojnë në lidhje me të ardhmen e karrierës së aktores.

Thashetheme të shumta thonë se ajo është futur në një “listë të zezë” nga shumë producentë të Hollywoodit dhe nuk do të marrë pjesë në shumë filma që ishin planifikuar të kishin pjesëmarrjen e saj. Për më tepër, producentët mendohen dy herë para se ta marrin atë për një rol në një film, nga frika e rezultatit dhe pranimit nga publiku.

Jeffrey Nightbyrd, ish agjenti i Heard është shprehur për mediat se ajo mund të ketë nevojë të prodhojë filmat e saj, sepse askush tjetër nuk është i gatshëm të rrezikojë ta ketë atë në xhirime. Megjithatë, ish agjenti duket se ka shpresë dhe duket se po u beson ende aftësive të aktores.

“Askush nuk do ta marrë atë, kështu që ajo duhet të prodhojë film të sajën”, deklaroi Nightbyrd. “Unë do të vë bast se një ditë Amber do të prodhojë dhe drejtojë një film me një koncept origjinal”.

Jeffrey filloi karrierën e aktores dhe punoi me të që kur ishte 17 vjeç. Marrëdhënia e tyre profesionale përfundoi në vitin 2018 kur ajo do të merrte pjesë në Aquaman. Ai i di  qëllimet si dhe pikëpamjet e saj për botën. Ai i krahason ato me Johnny Depp dhe përmend se ajo mund të dëshirojë të ndryshojë disa gjëra në personalitetin e saj, në mënyrë që të arrijë sukses. /lapsi.al

Exit mobile version