UBT News

Amber Heard i përgjigjet mesazhit të Johnny Depp në TikTok

Amber Heard ka reaguar ndaj një deklarate të ish-bashkëshortit të saj, Johnny Depp, në TikTok, ku edhe mblodhi miliona ndjekës pasi fitoi procesin gjyqësor ndaj saj.

Duke e përshkruar veten si një aktor tejet të mirë, Depp falënderoi fansat e tij “të çmuar, besnikë dhe të palëkundur” për mbështetjen e tyre në një video që u shpërnda në TikTok të martën, më pak se një javë qëkur u mor vendimi ndaj tij nga një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktori i cili tashmë i ka 7.6 milionë ndjekës në TikTok u tha fansave se do të vazhdojnë përpara të gjithë së bashku.

Përmes një deklarate, një zëdhënës i Heard iu përgjigj duke i thënë:“Ndërsa Johnny Depp thotë se ai “po vazhdon përpara”, të drejtat e grave po shkelen”./UBTNews/

Exit mobile version