UBT News

Amber Heard ‘humb’ sërish ndaj Johnny Depp

Amber Heard ka humbur në përpjekjen për të hedhur poshtë vendimin e gjykatëses në gjyqin e saj me Johnny Depp. Një gjykatës ka refuzuar kërkesën e Heard për të mbajtur një gjyq të ri.

Heard tha se gjyqi për shpifje në ShBA kishte të meta sepse si jurist shërbeu djali i juristit që ishte thirrur. Gjykatësja Penney Azcarate tha se nuk kishte asnjë provë mashtrimi apo keqbërjeje. Azcarate tha se juristi i paidentifikuar që shërbeu “plotësoi kërkesat ligjore për shërbim” dhe ishte marrë në pyetje dhe miratuar nga të dyja palët paraprakisht.

Vendimi i fundit vjen gjashtë javë pasi juria në Fairfax, Virxhinia, vendosi se Heard kishte shpifur ndaj Depp, kur ajo shkroi një artikull duke thënë se kishte qenë viktimë e abuzimit në familje. Depp iu dha dëmshpërblim prej 10.35 milionë dollarësh.

Aktorja e Aquaman fitoi një nga kundërpaditë e saj kundër tij, duke marrë si dëmshpërblim 2 milionë dollarë./Revistaclass

Exit mobile version