Amber Heard ende ka frikë se mund të paditet sërish nga ish-bashkëshorti i saj, Johnny Depp – edhe pse ajo e pranoi se ende e do atë.
Kjo u zbulua në pjesën e dytë të intervistës ekskluzive me Savannah Guthrie, hera e parë që Heard u shfaq në një intervistë që nga procesi gjyqësor me Depp.
Aktorja deklaroi “absolutisht” kur u pyet nga Gutherie se nëse pas gjithçkaje që ka ndodhur, ende ndjen dashuri për të.
Në pjesën e parë të intervistës që u transmetua të martën, Heard tha se besonte se “shumica dërrmuese e këtij gjyqi u luajt në mediat sociale” dhe foli për vitriolin e drejtuar ndaj saj nga mbështetësit e Depp.
Depp e paditi Heard-in për 50 milionë dollarë, duke pretenduar se ajo shpifi ndaj tij në një shkrim të Washington Post-it të vitit 2018, në të cilin shkruante për përvojën e saj mbi dhunën në familje, megjithëse nuk e përmendi atë me emër./UBTNews/