UBT News

Ambasadorja Kim takon Bashën: Tragjike nëse PD do të duhej “të hante bar” për hatër të një deputeti

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim është takuar sot me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në përfundim të këtij takimi që zgjati më shumë se 1 orë në ambientet e selisë blu, Kim tha se biseda me Bashën ishte mjaft e mirë.

Ambasadorja amerikane përshëndeti rikthimin e PD-së në Kuvend në muajin Shtator, ndërsa bëri thirrje gjithashtu që Partia Socialiste, si forcë politike në pushtet për të tretin mandat rresht, duhet të ngrihet mbi interesat personale.

Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Folëm për rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Roli që PD ka luajtur është i pazëvendësueshëm dhe është mirë që PD do të rikthehet në Kuvend në muajin Shtator. Kuptojmë që parti ka shqetësim në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit dhe këto shqetësime janë pasqyruar në raportin e ODIHR. Do të jetë e rëndësishme që kjo gjë të bëhet në mënyrë domethënëse dhe SHBA do mbështesin këto përpjekje për demokracinë në Shqipëri. Teksa PD do rikthehet në Kuvend është e rëndësishme që PS të ngrihet mbi interesat e saj vetjake. Teksa kryetarët e partive do futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. Sikurse e kam përmendur PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi. Do të ishte tragjike për këtë vend nëse partia do të duhej “të hante bar” për hatër të një deputeti të saj. Shpresa jonë është që partitë do vazhdojnë të bëjnë përpara që bashkëpunimi të bëjë përpara. Për këtë arsye ka vendime të vështira përpara për të gjithë”, tha ambasadorja e SHBA Yuri Kim. /tvklan.al

Exit mobile version