UBT News

Ambasadori Rohde përshëndetet me Kosovën: Do ta mbaj gjithmonë pranë zemrës

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, javën e ardhshme e mbyll zyrtarisht mandatin e tij diplomatik në Prishtinë.

Në pritjen e organizuar me rastin e lamtumirës së tij, ku ndër të pranishmit ishte edhe Presidentja Vjosa Osmani, tha se përvoja e tij këtu  ka qenë e paharrueshme dhe se lidhjet e krijuara do t’i ruajë gjithmonë.

Ndërkohë Osmani, nënvizoi raportet e afërta që Kosova dhe Gjermania kanë ndërtuar gjatë viteve të fundit.

Rohde sipas postimit të Ambasadës gjermane në Kosovë,  tha se përvoja e tij këtu  ka qenë e paharrueshme dhe se lidhjet e krijuara do t’i ruajë gjithmonë.

Duke reflektuar mbi pesë vitet e kaluar në vend, ambasadori foli për mikpritjen që ka përjetuar, për bukuritë e natyrës që ka eksploruar në ecjet malore dhe për emocionet në fushën e futbollit, ku veçoi fitoren e fundit të Kosovës kundër Suedisë.

Ai përmendi me krenari edhe lojtarët e lindur në Gjermani që zgjodhën të përfaqësojnë rrënjët e tyre kosovare.

Në fjalën e tij, Rohde vlerësoi liberalizimin e vizave në vitin 2024, duke e quajtur atë një hap të rëndësishëm për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Ai po ashtu theksoi rolin e fuqishëm të diasporës kosovare, që nga sipërmarrësit, politikanët deri te artistët, në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve./S.K/EO/

Exit mobile version