Jorn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, tha se është “i zhgënjyer” me deklarimet e politikanëve nga Vetëvendosje te të cilët thotë se s’ka parë gatishmëri për zbatim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për seancën konstitutive; aktgjykim ky i cili e ndaloi në plotni të gjithë uzurpimin procedural të Avni Deharit, kryesuesit thjesht nga virtyti i moshës në seancë konstitutive.
“Jo, jo, duhet të thoni se e respektoni…e jo duhet ta lexojmë aktgjykimi, sepse nuk duhet të lëmë hapësirë për spekuliime se dikush nuk do ta respektojë”, u shpreh Rhode në një intervistë.
Ndërsa vetë Rohde, nga korrespodenca private me akterë politik të pushtetit në detyrë, nuk mundi të thotë se ka dëgjuar ose parë gatishmëri se do të ketë zgjidhje të bllokadës institucionale.
“Analogjia e futbollit: ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi. Opozita ka thanë se do të votojnë këdo që s’ka qenë anëtar qeverie. Pra, duhet të ketë vullnet për zgjidhje, e jo futje më thellë në problem. Ndërtimi i dy urave të reja nuk është ndihmuese në heqjen e sanksioneve. Situata është gjithmonë ndryshe, por keni një kryetar në veri që nuk përfaqëson popullinë. Po të kishte kryetar në veri me përfshirje të popullit, nuk do të mund të thonit qe me 2%. ndërtimi i urave para zgjedhjeve është hap eskalues i cili nuk sjell mjedis që largon masat ndëshkuese”, shtoi ai.
Për çështjen e (mos)anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Rohde i qëndroi linjës së vjetër që sapo të dërgohet draft-Statuti i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, Kosova do të kalonte anëtarësimin.