Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, u ka bërë thirrje kosovarëve që të shfrytëzojnë bregdetin shqiptar për pushimet verore, raporton Ekonomia Online.
“Durrësi ka qenë dhe është pjesë e pushimeve verorë të shqiptarëve të Kosovës. Tani qytetarët e Kosovës kanë treguar patriotizmin e tyre shqiptar. Sot Shqipëria është në jeshile me pandeminë sepse ka marr mbi 800 mijë doza dhe është e hapur për pushues. Shqipëria ka 400 km bregdet dhe është pasuri e mundësi dhe kënaqësi që mund ta shfrytëzojmë secila familje e jona. Le të pushojnë shqip gjithë shqiptarët e Kosovës. Një nga kërkesat ka qenë kërkesa e gjithë operatorë shqiptar që viti shkollor që të fillojë me 15 shtator”.
Kryetari i shoqatës së turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se Shqipëria ka çmime shumë të favorshme.
Ndërsa, Fatos Reniqi, pronar i kompleksit “Fafa”, tha se këtë viti sezona e verës do të jetë e suksesshme për turizmin shqiptar.
“Falë bashkëpunimit me ‘Sharr Travel’ arritëm të kemi një vit të suksesshëm. Këtë vit do të vazhdojmë të njëjtin bashkëpunim dhe qytetarët janë të mirëpritur dhe i ftoj sepse hotelet Fafa do të jenë në dispozicion për shqiptarët e Kosovës. Këtë vit do të jetë edhe ‘Solo Reisen’. Vera 2021 do të jetë e suksesshme për gjithë turizmin shqiptar. Fafa do t’i ketë dyert e hapura për shqiptarët e Kosovës”.
Në anën tjetër, pronari i kompanisë “Solo Reisen” nga Gostivari, Hysen Mehmeti , ka thënë se janë në bashkëpunim për platformën pusho shqip.