Duke folur me gazetarët pas një takimi me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani, pretendoi se vendet perëndimore po zhvillonin një fushatë dezinformimi kundër Iranit, duke thënë se Teherani nuk do të shkelte një rezolutë të Këshillit të Sigurimit duke dërguar drone në Rusi.
“Irani është i bindur se asnjë nga eksportet e tij të armëve, duke përfshirë UAV-të [mjetet ajrore pa pilot], në asnjë vend nuk bien brenda dispozitave të paragrafit katër të aneksit B të rezolutës 2231”, tha ai, duke iu referuar Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila kufizon disa transferta armësh në Iran ose nga Irani.
Autoritetet ukrainase thonë se Rusia ka përdorur dronët e furnizuar nga Irani në sulmet kundër Kievit dhe qyteteve të tjera javët e fundit./UBTNews/