UBT News

Ambasadori gjerman e konsideron ‘dëshpëruese’ mosvotimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e konsideron ‘dëshpëruese’ mosvotimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Rohdes, ajo që duhet nga të gjithë përgjegjësit është fryma e kompromisit.

“Lufta kundër efekteve negative në ekonomi, të shkaktuara nga pandemia, është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhim të përbashkët. Në këtë aspekt është mjaft dëshpëruese dhe sipas njohurive të mia edhe rast unik në Evropë të shoh këtë…se për herë të 5-të në Kuvendin e Kosovës nuk është arritur marrëveshje për draft-ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Ajo që duhet urgjentisht nga gjithë përgjegjësit është fryma e kompromisit. Qytetarët e Kosovës me të drejtë e presin këtë”, theksoi ai në Twitter./UBTNews

Exit mobile version