Ambasadori i Francës në Bjellorusi, Nicolas de Lacoste, është larguar nga shteti, pasi Qeveria bjelloruse ka urdhëruar dëbimin e tij, ka raportur agjencia e lajmeve, AFP.
Një zëdhënës i Ambasadës ka konfirmuar për agjencinë se, ambasadori francez është larguar nga Bjellorusia të shtunën, dhe se atij i’u është dhënë afat që të largohet deri të hënën.
De Lacoste 57-vjeçar, ishte dërguar me mision në Minsk në fund të vitit të kaluar.
Mediat lokale kanë sugjeruar se ai ka dështuar që të prezantojë kredencialet e tij te Alekander Lukashenka.
Franca – sikurse edhe vendet tjera të Bashkimit Evropian – nuk e njeh Lukashenkan si president, pasi zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe pretendimeve për shumë mashtrime në to.