Ambasada e Katarit në Ankara nisi të martën aktivitete promovuese për Kupën e Botës FIFA, të cilën vendi i Gjirit e pret në fund të këtij viti.
Një ndeshje volejbolli mes shkollave të mesme me bazë në Ankara u mbajt si pjesë e aktiviteteve, ku patën pjesëmarrje të gjerë të zyrtarëve turq dhe diplomatëve arabë, duke përfshirë ministrin turk të Rinisë dhe Sportit Mehmet Kasapoğlu.
“Ne jemi shumë të lumtur dhe krenarë që organizojmë turneun e Kupës së Botës në shtetin e Katarit, pasi është hera e parë që ky turne mbahet në Lindjen e Mesme”, tha ambasadori i Katarit në Turqi, Sheikh Mohamed bin Nasser bin Jassim Al-Thani.
Kupa e Botës 2022 në Katar është planifikuar të zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor. /UBTNews/