Ambasada e Italisë në Kosovë ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen e tij në postin e kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës.
“Ne mirëpresim zgjedhjen e Dimal Bashës si Kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës dhe presim me padurim konstituimin e plotë të institucioneve dhe formimin e shpejtë të Qeverisë.”, ka shkruar Ambasada e Italisë në Kosovë në rrjetin social “X”.
Me 73 vota për, kujtojmë që Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bashën si kryeparlamentar në tentimin e 58-të për konstituim të institucionit legjislativ.