UBT News

Ambasada e Afganistanit në Taxhikistan kërkon arrestimin e Ghanit: Vjedhi thesarin e shtetit

Ambasada e Afganistanit në Taxhikistan i ka kërkuar policisë së Interpol -it që të arrestojë ish -presidentin e Afganistanit Ashraf Ghani, këshilltarin afgan të sigurisë kombëtare Hamdullah Mohib dhe ish -këshilltarin kryesor të Ghanit, Fazel Mahmood.

Sipas mediave të huaja, arrestimi u kërkua pasi Ashraf Ghani, Hamdullah Mohib dhe Fazel Mahmood Fazly u akuzuan për vjedhje të thesarit.

Ambasada e Afganistanit kërkoi që Ghani t’i dorëzojë thesarin një gjykate ndërkombëtare për të rikthyer pasurinë e njerëzve.

Ashraf Ghani, u largua nga Afganistani gjatë së dielës, kur talebanët e morën kontrollin e Kabulit.

Ai raportohet të ketë shkuan në Taxhikistan, teksa vendndodhja aktuale nuk dihet.

Exit mobile version