Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është stolisur dje me medaljen e Artë në Mastersin e xhudos që po zhvillohen në Doha të Katarit.
Ajo në finale e mposhti mposhti në finale me ippon japonezen Funa Tonaki, kampione e botës në vitin 2017, kategoria deri në 48 kilogramë.
Për suksesin e arritur, Distria Krasniqin e ka uruar edhe Ambasada Amerikane.
“Urime Distria Krasniqit e cila fitoi medaljen e artë në Judo Masters në Doha, Katar”, shkruhet në urimin e kësaj ambasade duke ia bashkangjitur edhe videon nga momenti i fitores së Krasniqit.