UBT News

​Ambasada Amerikane: Kosova ka potencial të nxisë rritjen ekonomike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ka thënë se Kosova ka potencial të nxisë rritjen ekonomike dhe të bëhet kontribuues kyç në sigurinë globale, i nxitur nga partneritetet e forta me kompanitë amerikane.

Sipas një njoftimit, Ambasada amerikane në Kosovë u shpreh krenare që i është bashkuar Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë në diskutime të rëndësishme mbi zhvillimin e industrisë mbrojtëse kosovare.

“Krenar të bashkohemi MM dhe FSK-së dhe Odës Ekonomike Amerikane për diskutime të rëndësishme mbi industrinë e mbrojtjes së Kosovës. Ky sektor ka potencial jo vetëm të nxisë rritjen ekonomike, por edhe ta pozicionojë Kosovën si kontribues kyç në sigurinë globale  të nxitur nga inovacioni dhe partneritetet e forta me kompanitë amerikane. Një industri e qëndrueshme, moderne e mbrojtjes forcon të dy kombet tona”, shkruan Ambasada në Facebook.

Exit mobile version