UBT News

Amanda Bynes lirohet nga kujdestaria

Ish-aktorja Amanda Bynes u lirua nga kujdestaria nëntëvjeçare nga një gjykatë në Kaliforni.

Ylli i dikurshëm iu nënshtrua kujdestarisë ligjore – të ngjashme me atë të këngëtares Britney Spears – në vitin 2013, për shkak se ishte nën kujdes psikiatrik.

Bynes, tani 35-vjeçare, njihej për “The Amanda Show” dhe filmat sikurse “What a Girl Wants”, “She’s the Man” dhe “Easy A”, por u përball me drogë dhe probleme mendore.

Të martën, gjykatësi Roger L Lund tha se ajo u lirua nga kujdestaria.

“Ajo bëri çdo gjë që i kërkoi gjykata brenda një periudhe të gjatë kohore”, deklaroi ai, sipas New York Times./UBTNews/

Exit mobile version