UBT News

Alyssa Milano: Gratë po refuzojnë të heshtin që nga nisja e fushatës “MeToo”

Pesë vjet pasi “ndezi fitilin” e fushatës MeToo, aktorja amerikane Alyssa Milano thotë se është e kënaqur me mënyrën se si gratë “refuzojnë të heshtin”.

“Shumë ka ndryshuar”, tha Milano për AFP, që kur bëri postimin e saj të famshëm në Twitter më 15 tetor 2017, ku u kërkon grave të ndajnë historitë e tyre të ngacmimeve seksuale nën hashtagun #MeToo.

49-vjeçarja ishte vetë viktimë e sulmit seksual gjatë një xhirimi në vitet 1990.

“Gjëja më e dukshme është se ne po refuzojmë të heshtim dhe të bashkohemi vërtet”, tha ajo në Kanë, ku po merrte pjesë në festivalin televiziv Mipcom.

Ajo vuri në dukje legjislacionin e ri kundër diskriminimit dhe ngacmimit gjinor në të gjithë Shtetet e Bashkuara, si dhe futjen e “koordinatorëve të intimitetit” për të ndihmuar gjatë skenave seksuale në filma.

“Nuk kishte kuptim për mua se si, nëse do të kishte një kafshë në xhirime, do të duhej të kishim dikë nga shoqëria civile që të mbikëqyrte shëndetin dhe mirëqenien e kafshës, e megjithatë aktorët janë në situata të tilla të cenueshme jo vetëm me skena dashurie, por me lloj-lloj skenash emocionale”, tha Milano.

Lëvizjet e fundit për të ndaluar abortet në Shtetet e Bashkuara ishin një reagim kundër fuqizimit të grave të shkaktuar nga MeToo, shtoi ajo./UBTNews/

Exit mobile version