Ylli brazilian pritet të rikthehet në futbollin evropian. Mbrojtësi brazilian, Dani Alves është në bisedime me gjigantin katalunas Barcelona për një rikthim të befasishëm në “Camp Nou”, raporton “UOL Esporte”.
38-vjeçari është lojtar i lirë që prej largimit nga Sao Paulo në shtator, dhe së fundmi ka qenë prezent në ndeshjen e Barcelonës në Ligën e Kampionëve kundër Dynamo Kiev.
Alves kishte fituar plot 23 trofe përgjatë aventurës së tij me te Barcelona, ku kjo e fundit po shikon rreth mundësisë së nënshkrimit me të, pas emërimit të Xavit si trajner.