Dani Alves feston sot ditëlindjen e tij të 39, ndërsa është duke u përballur me një ankth nga zyrtarët e Barcelonës pasi që po ëndërron të bëjë histori me gjigantin katalunas.
Mbrojtësi brazilian ishte transferimi i parë i trajnerit Xavi te Barcelona, ku erdhi si lojtar me parametra zero pasi që kontrata e tij me klubin e Sao Paulos ishte shkëputur.
Alves u rikthye te Barça pas pesë vite e gjysmë, dhe që nga ajo kohë është bërë njëri nga lojtarët kryesorë të skuadrës së parë, duke regjistruar 13 paraqitje këtë sezon.
Ndërkaq, mbrojtësi brazilian nënshkroi kontratë me “Blaugranët” e cila do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në fund të këtij sezoni, por që tani po synon ta vazhdojë të ardhmen e tij me Barçën edhe përtej ditëlindjes së tij të 40.
Alves nuk ka dyshime për ta vazhduar të ardhmen e tij në “Camp Nou”, ndërsa është në pritje që zyrtarët e Barcelonës t’i japin përgjigje nëse do t’i vazhdohet kontrata apo jo.
Këtë sezon, Dani Alves ka arritur ta bëjë 13 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën, duke regjistruar një gol dhe tre asistime mbi emrin e tij.