Një alpiniste iraniane që u shfaq në një garë ndërkombëtare pa hixhab, këmbënguli se kjo ishte “krejtësisht e paqëllimshme”.
Mbajtja e hixhabit është e detyrueshme për atletet femra nga Republika Islamike, por në eventin që u mbajt në Kore të Jugut të dielën, Elnaz Rekabi nuk veshi hixhab.
Kjo pason një valë protestash në Iran gjatë muajit të kaluar, të cilat u nxitën nga vdekja e Mahsa Aminit, e cila u arrestua nga policia morale e vendit për mosmbajtje të hixhabit. Që nga vdekja e 22-vjeçares, gratë në Iran publikisht kanë hequr hixhabet.
Protestat përfaqësojnë sfidën më serioze për teokracinë e Iranit që nga protestat masive që rrethuan zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të vitit 2009./UBTNews/