UBT News

Alpinisti filmon vjehrrën duke rënë nga shkëmbi

Një alpinist ka filmuar rastësisht momentin kur vjehrra e tij 71-vjeçare bie për vdekje nga një shkëmb 70 metra i lartë, dhe gjithë tragjedia ndodh para syve të familjarëve të saj në Turqi.

Kadir Sahiner po filmonte peizazhet, derisa kishte dalë për ecje në male me familjarët në Tepekov në verilindje të provincës Artvin.

Kadir në një moment e drejton objektivin te vjehrra e tij që ishte ulur në gurë për të pushuar, më pas ajo ka humbur baraspeshimin dhe është rrëzuar për vdekje.

Familja e saj, përfshirë bashkëshortin Mehmet Karademir, vajzën Ayla dhe mbesa Ceren, ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të tmerrshme. Madje Ayla dëgjohet duke paralajmëruar nënën e saj: “Nënë mos shko atje, nënë”, por ajo zhduket nga shkëmbi dhe ky rrëzim ishte fatale për gruan e moshuar, transmeton Daily Mail.

Ndërkohë, ka pasur raste të njerëzve që kanë rënë për vdekje pasi kanë bërë video dhe selfie në majë të maleve.

Të mërkurën, danezi Youtuber Albert Dyrlund, 22-vjeç, ra për vdekje ndërsa filmonte një video për kanalin e tij në Alpet Italiane.

Dyrlund ra mbi 650 metra nga Mali Seceda në Van Gardena – mali është në Dolomites, një varg në Alpet gëlqerore Jugore i njohur për shkëmbinjtë e pjerrët.

Exit mobile version