Një alpinist që po kamponte në malet e Supersticionit në SHBA, në Arizona, u gjet i vdekur pasi rrëshqiti teksa po përpiqej të bënte një selfi buzë një humnere 220 metra të thellë.
Trupi i Richard Jacobson (21) u gjet pasi shtëpia malore thirri policinë, njoftoi zyra e sherifit në qarkun Paynal, raporton CBS News.
Trupi i Jacobson u gjet rreth 220 metra nga vendi ku alpinistët po kamponin.
“Jacobson shkoi për të bërë një selfie, ai donte të shihte qytetin pas (Phoenix), por ai rrëshqiti dhe ra”, tha për KPHO TV toger Doug Peeble nga Paynal County.
Sipas “Revistës së Mjekësisë Familjare dhe Ndihmës së Parë”, 259 njerëz vdiqën duke bërë selfie midis 2011 dhe 2017.