Xabi Alonso e ka rinovuar kontratën e tij te skuadra e Bayer Leverkusenit.
Alonso ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me Bayerin, e cila do ta mbajë te klubi gjerman deri në qershor të vitit 2026.
Kjo gjë do t’i prish punë Real Madridit, pasi që raportohej se gjiganti spanjoll e sheh Alonson si zëvendësuesin e Carlo Ancelottit, i cili pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit të ardhshëm.