Modelja e mirënjohur shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori i mirënjohur turk, Tolgahan Sayisman, janë në pritje të fëmijës së dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur modelja në Instagram, teksa u shpreh se mezi po e presin ardhjen në jetë të foshnjes.
Almeda dhe Tolgahan kanë edhe një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Efehan./UBTNews