UBT News

Alli: Mezi pres të paraqitem në fanellën e Evertonit

Skuadra angleze, Everton e ka kompletuar transferimin e mesfushorit Dele Alli nga Tottenhami në një marrëveshje që do ta mbajë atë në “Goodison Park” deri në qershor të vitit 2024.

Mesfushori anglez, i cili ka bërë 269 paraqitje ka shënuar 67 gola për Tottenhamin, është bërë transferimi i parë permanent i trajnerit të ri Frank Lampard te Evertoni.

Alli mund të debutojë në fanellën e Evertonit në Premier Ligën angleze në ndeshjen kundër Newcastle United të martën e ardhshme.

“Jam tejet i lumtur që kam nënshkruar me Evertonin, një klub me histori të madhe dhe tifozë të mëdhenj. Mezi pres që të fillojë, dhe mezi pres për ndeshjen time të parë në fanellën e Evertonit. Dua që të ndihmojë skuadrën dhe trajnerin e ri Frank Lampard”, tha Alli.

Këtë sezon, Dele Alli ka arritur të bëjë 18 paraqitje për Tottenhamin në Premier Ligën angleze, duke regjistruar vetëm dy gola dhe një asistim.

Exit mobile version