Trajneri i Juventusit, Maximiliano Allegri ka habitur të gjitha në konferencë për media pas humbjes nga Monxa duke thënë se skuadrës së tij tani i duhen pikë për ta siguruar qëndrimin në Serie-A.
“Bianconerët” u dënuan me -15 pikë nga Federata Italiane pasi klubi u shpall fajtor për rritje artificiale të tarifave të transferimeve për të rritur fitimet e tyre kapitale.
Përtej kësaj, “Zonja e Vjetër” rrezikon edhe dënime të tjera nga UEFA nëse vërtetohet se ata kanë bërë shkelje edhe sa i përket pagave të lojtarëve gjatë kohës së pandemisë.
Me të gjitha këto rrethana të vështira, Allegri dërgoi një paralajmërim të ashpër për tifozët dhe lojtarët e tij gjatë konferencës për shtyp pas humbjes 2-0 ndaj Monzas.
“Ne morëm 38 pikë, por tani kemi 23 dhe duhet të veprojmë në përputhje me rrethanat”, tha trajneri.
“Ne duhet të marrim pikët për të siguruar qëndrimin në Serie A. Situata është përmbysur, por ky është realiteti në këtë moment dhe këtë duhet ta pranojmë, përndryshe do të përfundojë keq për ne”, shtoi ai.
“Bianconerët” janë aktualisht në vendin e 13-të në renditen tabelare.