Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Yllka Fejzullahu, kanë vizituar shkollën e mesme IAAP, që bashkë me shkollat “Emin Duraku” në Shtime, “Hasan Prishtina” në Godanc, “Bajram Curri” në Petrovë dhe shkolla në Davidovc janë renovuar këtë vit në vlerë 135 mijë euro.
Sipas kryetarit Aliu, ky investim do të krijojë kushte më të mira e hapësira më të përshtatshme për mësimdhënie e mësimxënie.
“Bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Yllka Fejzullahu, vizituam shkollën e mesme IAAP, që bashkë me shkollat “Emin Duraku” në Shtime, “Hasan Prishtina” në Godanc, “Bajram Curri” në Petrovë dhe shkolla në Davidovc janë renovuar këtë vit në vlerë 135.000 euro, investim nga i cili do të krijohen kushte më të mira e hapësira më të përshtatshme për mësimdhënie e mësimxënie. Urime nxënësve e arsimtarëve dhe suksese në misionin e tyre të shenjtë”, ka shkruar ai në Facebook.