Këngëtarja e hitit “Girl on Fire”, Alicia Keys po përcjell mesazhin e saj për fuqizimin e femrave te një audience e re.
Fituesja e çmimit Grammy tregoi se si kënga e saj e vitit 2012 e inspiroi atë për të shkruajtur një roman.
“‘Girl on Fire’ është një këngë e veçantë… Mendoj, kush do ta dinte se kjo këngë do të sjellte këtë lloj energjie. Për librin jam duke punuar qe pesë vjet. Ishte realisht kaq bukur të thelloheshe vërtet në historinë e një vajze të quajtur Lolo, e cila po rritet në Brooklyn. Është 17-vjeçare. Ajo ka një baba beqar që po kujdeset për të dhe vëllain e saj, dhe vëllai i saj përfundoi duke u ngacmuar nga një oficer policie. Nga zemërimi dhe dëshira për të mbrojtur vëllain e saj, ajo zbulon se ka atë fuqi që nuk e dinte kurrë se e kishte”, deklaroi ajo.
Ilustrimet e romanit janë bërë nga Britney Williams dhe bashkëshkrimtari i Keys është Andrew Wiener./UBTNews/