Vendimi u mor pas një takimi të Këshillit të Lartë të Sigurisë të Algjerisë të kryesuar nga presidenti Abdelmadjid Tebboune.
Autoritetet algjeriane njoftuan mbylljen e hapësirës ajrore për të gjithë avionët marokenë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Këshilli vendosi të mbyllë menjëherë hapësirën ajrore algjeriane për të gjithë avionët civilë dhe ushtarakë marokenë dhe të gjithë avionët që mbajnë licencë të regjistruar në Marok që nga e mërkura”, thuhet në deklaratën e këshillit.
Këshilli tha gjithashtu se masa u mor pas “provokimeve të vazhdueshme dhe praktikave armiqësore nga pala marokene”.
Autoritetet marokene ende nuk kanë komentuar mbi vendimin e Algjerisë.
Kjo masë erdhi pasi Algjeria vendosi të ndërpresë marrëdhëniet me fqinjin e saj Marokun më 24 gusht, duke e akuzuar Rabatin se kishte “prirje armiqësore”.
Lidhjet Algjeri-Marok kanë qenë të tensionuara për dekada të tëra për shkak të kontestit mbi rajonin e Saharasë midis Rabatit dhe Frontit Polisario të mbështetur nga Algjeria.