Algjeria ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Jordanisë me rezultat 2:1, duke mbetur në garë për një vend në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026. Në anën tjetër, Jordania, pas humbjes së pësuar të martën në Santa Clara, është shumë pranë eliminimit nga turneu.
Pas dy xhirove në Grupin J, Argjentina kryeson me gjashtë pikë dhe e ka siguruar tashmë kualifikimin. Austria dhe Algjeria kanë nga tri pikë, ndërsa Jordania mbetet pa asnjë pikë.
Jordania kaloi e para në epërsi në minutën e 36-të, kur Nizar Al-Rashdan realizoi për 1:0. Megjithatë, algjerianët reaguan në pjesën e dytë dhe përmbysën rezultatin.
Nadhir Benbouali barazoi shifrat në minutën e 69-të, ndërsa Amine Gouiri shënoi golin e fitores në minutën e 82-të, duke i siguruar Algjerisë tri pikë tejet të rëndësishme.
Ndeshja e fundit e grupit pritet të jetë vendimtare për kualifikimin. Më 27 qershor, Algjeria dhe Austria do të përballen në një duel direkt për vendin e dytë në grup, ndërsa Jordaninë e pret një sfidë shumë e vështirë ndaj Argjentinës, që tashmë e ka siguruar kalimin në fazën nokaut.
D.L
