UBT News

Alexander-Arnold zgjidhet lojtari më i mirë i muajit në Premier Ligë

Trent Alexander-Arnold është shpallur lojtari më i mirë i muajit nëntor në Premier Ligën angleze.

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Liverpoolit vazhdon të jetë në formë fantastike, ku këtë muaj ka kontribuar me një gol dhe katër asistime për ta ndihmuar skuadrën e tij drejt garës për titull.

Goli i tij erdhi në ndeshjen ndaj West Ham United, ku nga gjuajtja e lirë shënon një gol tejet të bukur.

Po ashtu, Alexander-Arnold luajti në çdo minutë të tri ndeshjeve që “Të Kuqtë” i zhvilluan në Premier Ligë, ku edhe e ndihmoi Liverpoolin që të mbajë në dy ndeshje portën e paprekur.

Tani, Alexander-Arnold është shpallur lojtari më i mirë i këtij muaji, duke e fituar këtë çmim për herën e dytë në karrierën e tij në Premier Ligë, ku ishte në garë së bashku me bashkëlojtarin e tij Diogo Jota, Joao Cancelon e Manchester Cityt, Emmanuel Dennis të Watford, John McGinn të Aston Villës dhe Bernardo Silvan e Manchester Cityt.

Exit mobile version