UBT News

Alex Rodriguez zyrtarizon lidhjen e re

Alex Rodriguez e zyrtarizoi lidhjen e dashurisë në Instagram. Ish-lojtari i Yankees publikoi gjatë fundjavës një fotografi me të dashurën e re dhe vajzat e tij adoleshente, Natasha dhe Ella.

Rodriguez shkroi, “Nga zemrat tona në tuajat, Gëzuar Krishtlindjet”, duke shtuar hashtags “New York Christmas”, “familje”, “gëzimi” dhe “mirënjohës”.

Është hera e parë që Rodriguez poston foto me Cordieron, një instruktore fitnesi që jeton në Kanada, e cila drejton kompaninë e saj të fitnesit. Në nëntor, Cordeiro postoi një selfie në Instagram e veshur me një xhaketë Yankees./UBTNews/

Exit mobile version