Alex Rodriguez ka rrëfyer për herë të parë për ribashkimin me babanë e tij. Duke folur për The Athletic për udhëtimin e tij për t’u bërë bashkëpronar i Minnesota Timberwolves dhe Lynx, Rodriguez tregoi se si takimi në vitin 2000 e frymëzoi atë për të blerë ekipet NBA dhe WNBA 21 vjet më vonë.
“Dy dekada para se të bëhem pronar i Minnesota Timberwolves dhe Lyn, u ribashkova me babanë tim në qytetet binjake për herë të parë dhe të vetme”, shkroi ai në Twitter.
Kjo vizitë që u realizua në Ditën e Baballarëve, ishte hera e parë që babai i tij, Victor Rodriguez, e pa atë si lojtar profesionist i bejsbollit. 16 vite më parë, Victor e braktisi gruan e tij, Lourdes, djalin e tyre 9-vjeçar, Alex, dhe vllaun e motrën e tij.
Takimin e koordinoi Cynthia Scurtis, e cila ishte e martuar me yllin në pension të MLB nga vitet 2002-2008. Ky takim u zhvillua në Hubert H. Humphrey Metrodome. Në atë kohë, Alex luajti për Seattle Mariners./UBTNews