UBT News

Alemany tradhton Aston Villan, dëshiron qëndrimin te Barcelona

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Mateu Alemany ka ndryshuar mendje sa i përket kalimit te Aston Villa.

Alemany pritej që të largohej nga Barça dhe të fillonte një kapitull të ri si drejtor sportiv i Aston Villas, ku edhe kishte arritur marrëveshje me skuadrën angleze.

Por, Alemany ka vendosur që ta tradhtojë Aston Villan, pasi që nuk kishte asgjë të nënshkruar mes dy palëve, dhe të vazhdojë qëndrimin te Barcelona.

Alemany ka ndryshuar mendjen pas komunikatës zyrtare të Barcelonës për largimin e tij.

Exit mobile version